Parregullsitë për “TVSH-ja ime” paraqiten në numrin 198


Mosdhënia e faturave fiskale dhe pamundësia për skenimin e tyre, janë parregullsitë më të shpeshta të cilat i paraqesin qytetarët deri më tani në numrin kujdestar 198 në DAP lidhur me zbatimin e masës TVSH-ja ime.

Nga 1 korriku i vitit 2019, kur filloi zbatimi i masës, pjesa më e madhe e paraqitjeve kanë të bëjnë me restorante, markete, mini markete, dyqane të vogla, parukeri etj.

Disa persona juridikë janë paraqitur edhe disa herë, ndërsa ka edhe komuna për të cilat qytetarët pohojnë se pothuajse asnjë person juridik nuk jep fatura fiskale, kumtoi DAP.

Më shumë paraqitje për parregullsi ka në territorin e Shkupit edhe atë më shpesh në komunën e Aerodromit, të Qendrës dhe të Çairit.

Në shumë pjesë të Shkupit, janë paraqitur parregullsi gjatë dhënies së faturave fiskale nga ana e serviseve mekanike, gjelltore, kiosqe, butiqe…

Drejtoria për të ardhura publike është njoftuar për parregullsi edhe në Komunën e Ohrit, fatura fiskale nuk u janë dhënë restorant dhe në vende ku janë shitur bileta.

Gjithnjë e më të shpeshta janë paraqitjet për blerje nga dyqanet të cilat produktet e tyre i ofrojnë edhe përmes internetit, më shpesh veshje për çka qytetarëve produkti i porositur u dorëzohet pa u dhënë faturë fiskale.

Në pajtim me paraqitjet dhe sipas detyrës zyrtare, do të zbatohen kontrolle intensive me qëllim të kontrollit dhe konfirmimit të gjendjes faktike në terren, informojnë nga DAP.