Papadimulis: Nuk duhet ta humbasim mundësinë për zgjidhjen e emrit


Me Qeverinë e Zaevit u hap një dritare e mundësive për zgjidhje dhe nuk duhet ta humbasim shansin, thotë nënkryetari i Parlamentit Evropian dhe shef i grupit të deputetëve evropianë të SYRIZA-s, Dimitris Papadimulis, në një intervistë për televizionin grek “Skaj”.

“Nuk duhet ta humbasim mundësinë ta zgjedhin këtë problem. Tani me Qeverinë e Zaevit u hap një dritare e mundësive. Vështirësitë ekzistojnë, për këtë shkak ky problem ka mbetur i pazgjidhur 25 vjet, dhe koha punon në barrë të interesit të vendit. Në interesin tonë kombëtar është të gjejmë zgjidhje lidhur me këtë çësjtje”, thotë Papadimulis.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, u është shmangur të japë çfarëdo qoftë parashikimesh për takimin e ri me shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe të Greqisë, por i ka komentuar deklaratat e kryeministrit Zaev në intervistën për MIA-n.

“Deklaratat e djeshme të Zaevit tregojnë se e përgatit mendimin publik në vendin e tij për një zgjidhje të mundshme që do të ketë lëshime serioze edhe nga ana e tyre”, komenton Papadimulis dhe ka shtuar se në Bruksel, ekziston “pothuajse uninamitet në mbështetjen e nismave të Ciprasit dhe Zaevit për zgjidhje e problemit.

Papadimulis sqaroi se me mbylljen e problemit Greqia do të ketë edhe përfitim ekonomik, veçanërisht në pjesën veriore të vendit, por edhe mund të fokusohet në problemin me Turqinë.

Lidhur me dilemën nëse marrëveshje eventuale do të kalonte në Parlamentin grek, duke marrë parasysh atë se partneri i koalicionit në Qeveri, Panos Kamenos, ka qëndrim të ndryshëm, Papadimulis përkujton se Qeveria aktuale greke ka program të votuar nga Parlamenti, dhe i mbështetur edhe nga Grekët e Pavarur.