Papa Fraçesku: Asnjë dhunë nuk mund të arsyetohet në mënyrë fetare


Kreu i Kishës katolike të Romës, Papa Fraçesku sot në Abu Dabi vlerësoi se asnjë dhunë nuk mund të arsyetohet me arsye fetare.

“Asnjë dhunë nuk mund të arsyetohet në mënyrë fetare. Vëllazëria midis njerëzve kërkon nga të gjithë ne, përfaqësuesit e religjioneve, ta ndalojmë çdo nuancë të miratimit të fjalës luftë”, deklaroi papa në fjalimin para pjesëmarrësve në tubimin Dialogu ndërkombëtar fetar, që u mbajt në Abu Dabi.

Papa porositi se lufta është sinonim për varfërinë dhe vrazhdësinë, duke shtuar se si rezultat i konflikteve ushtarake, katër vende në rajonin e Lindjes së Afërt – Jemeni, Siria, Iraku dhe Libia, përballen me pasoja të dëmshme.

Para qindra përfaqësuesve të bashkësive të ndryshme fetare në tubim, Papa u angazhua për liritë fetare dhe liritë e barabarta të të gjithë banorëve të Lindjes së Afërt.

Papoa Françesku porositi edhe se askush nuk guxon të detyrohet në një praktikë religjioze, duke shtuar se prandaj nga të gjitha liritë më së shumti e dëshiron lirinë fetare.

Pjesëmarrja e kreut të Kishës katolike të Romës në forum është në kuadër të vizitës së tij historike të Emirateve të Bashkuara Arabe, që paraqet qëndrimin e tij të parë të një papa në këtë vend të Gjirit Persik.