“Pa e zgjidhur çështjen e emrit Maqedonia s’mundet të hyjë në NATO”


Athina zyrtare ka hedhur poshtë çdo mundësi për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO, pa zgjidhur më parë çështjen e emrit. Zv/kryeparlamentari nga radhët e Demokracisë së Re, Nikitas Kaklamanis tha se në rast se emri nuk zgjidhet deri në samitin e NATO-s në korrik, Shkupi mund të jetë e shumta vëzhgues në Aleancën Veri-Atlantike. Ai gjithashtu kritikoi pushtetin që nuk e përfill opozitën për këtë çështje kaq të rëndësishme nacionale.

Parashikimi im është se në Samitin e NATO-s, pasi mendoj se deri atëherë nuk do të arrihet marrëveshje, ashtu siç kërkon Greqia, veçanërisht për shkak të ndryshimeve në Kushtetutë, mund të pranohet propozimi nga Qeveria e Ciprasit dhe Kamenosit,edhe pse nuk është arritur marrëveshje e plotë, por ta lëmë Shkupin si vëzhgues në NATO – tha Nikitas Kaklamanis, Demokracia e Re./alsat