Osmani: Janari dhe shkurti, muajt kyç për Kuvendin


Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani është optimist për kontestin e emrit me Greqinë. Siç ka thënë ai, janari dhe shkurti janë muajt kyç për punën e Kuvendit, transmeton Medial.mk.

“Janari dhe shkurti janë muaj të cilët ne në Kuvend duhet të tregojmë kapacitete demokratike dhe bashkëpunim mes aktorëve politik. Nëse realizojmë reformat dhe zgjidhim çështjen e emrit, do të kemi rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave me BE-në. Kjo është mundësi që nuk duhet lëshuar”, ka thënë Osmani në Kuvend lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.