Osmani: Hapet rruga drejt BE-së, në korrik fillon “skrining” procesi

Vendimi i Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së që Maqedonia dhe Shqipëria në qershor të vitit 2019 të fillojnë negociata inkuadruese u konfirmua edhe në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-anëtare të Unionit i cili vazhdon sot në Bruksel.

“Kjo është javë e mirë për vendin tuaj dhe për Ballkanin Perëndimor, BE-ja e hapi rrugën për fillim të negociatave për anëtarësim për Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019”, deklaroi dje kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev në Bruksel.

Tusk tha se përparimi nuk do të ishte i suksesshëm pa angazhimin e fuqishëm të Qeveris së Maqedonisë, duke theksuar arritjen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit me emrin, që paraqet shembull për të tjerët në rajon se si duhet që të zgjidhen problemet.

Kryeministri Zaev, madje, theksoi se ky është lajm i madh i mirë për Republikën e Maqedonisë dhe data e dhënë është e merituar.

“Vendi ynë e meriton këtë”. Liderët e BE-së thanë po, vendi e meriton këtë. BE-ja pranoi që Maqedonia nga një vend i robëruar vetëm për një vit bëri një kthesë të madhe. Për vetëm një vit Republika e Maqedonisë është vend i ndryshimeve pozitive, i inkluzivitetit, i dialogut politik, për vullnet politik për zgjidhjen e problemeve me fqinjët”, tha në pres-konferencë kryeministri Zaev.

Zaevi theksoi se zgjerimi i ardhshëm, në të cilin do të përfshihet edhe Republika e Maqedonisë, është në thelb – konsolidim i Bashkimit Evropian.

Kryeministri Zaev, i cili në Bruksel është i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministre e
Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov dje pasdite u takua edhe me eurokomisarin për zgjerim Johanes Han, ndërsa takimi është vlerësuar si fillim praktik i përgatitjes për skenim të gjendjes së kapitujve që janë vlerësuar së bashku me datën për negociata.

Në takim, siç njoftuan nga Qeveria, është biseduar edhe për serinë e hapave të parashikuar që paraprijnë në zbatimin e marrëveshjes me Republikën e Greqisë por edhe për drejtimet kryesore për përforcimin e reformave në kapitujt që të parët do të hapen në qershor, vitin e ardhshëm – mbizotërimi i të drejtës dhe gjyqësorit dhe të drejtat fundamentale. Është biseduar edhe për fillimin e krijimit të strukturës negociuese duke marrë parasysh përvojat krahasuese të vendeve që negociojnë ose kanë negociuar me BE-në, kontekstin tonë të brendshëm dhe opinionin e KE-së./