Organizatorët e protestave “Për Maqedoni të Përbashkët” paraqiten në Gjykatën Penale

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Bogdan Ilievski, njëri nga organizatorët e protestave të “Për Maqedoni të përbashkët”, është paraqitur në Gjykatën Penale në kuadër të hetimeve për ngjerjet në Kuvend më 27 prill.

Prokuroris më herët njoftoi se bëhet fjalë për procedurë parahetimore, për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill. Regjisori Boris Damovski i cili ishte njëri nga organizatorët e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”, është vetdorëzuar në polici.

Siç mëson Alfatv, policia e kishte kërkuar atë në adresë të vjetër, ndërsa Damovski pasi kuptoi që është duke u kërkuar nga policia ai me vet iniciativë u paraqit në stacionin policor.