Një tren është përplasur në një shkëmb, ndërpritet komunikacioni në hekurudhën Kërçovë – Gostivar


Një tren që ka qarkulluar në linjën Kërçovë – Shkup sot në mëngjes është përplasur në një shkëmb, i cili me siguri ka rënë në binarë, në afërsi të fshatrave Lakavicë dhe Padalishtë, të Gostivarit. Të lënduar nuk ka, por ka dëme materiale dhe është ndërprerë qarkullimi në këtë pjesë të hekurudhës.

Në stacionin policorë në Gostivar sot në mëngjes në orën 6:45 është paraqitur se një tren për udhëtim që ka nisur nga Kërçova është përplasur në një shkëmb mes fshatrave Lakavicë dhe Padalishtë, Nga goditja kompozicioni ka dalë nga binarët.

Pas paraqitjes së rastit në vendin e ngjarjes është dërguar një ekip për ekspertizë.

Në pajtueshmëri me procedurën standarde, me tren ndihmës duhet të kthehet garnitura në binarë, pas të cilës do të konfirmohet dëmtimi i hekurudhës.