Nimic i konfirmoi vizitat në Athinë dhe Shkup


Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin me emrin Methju Nimic, sonte përmes një komunikate zyrtarisht i konfirmoi vizitat në Athinë dhe Shkup.

“Me ftesë të qeverive të Greqisë dhe IRJM-së, i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Methju Nimic do të qëndrojë në Athinë dhe Shkup në periudhën nga 29 janari deri më 1 shkurt, thuhet në kumtesë.

Shtohet se vizita është pjesë e orvatjeve të KB-së që t’u ndihmojnë dy palëve të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjen e emrit.

Siç njoftoi paraprakisht MIA, përfaqësuesi special i KB-së më 31 janar do të arrijë në Shkup, ndërsa ditën në vijim do të ketë takime me kreun shtetëror. Axhenda për vizitën e tij, ende është në fazë të harmonizimit.

Në raundin e fundit të bisedimeve për emrin që u mbajt më 17 janar në Nju-Jork, ndërmjetësuesi Nimic doli me një sërë sugjerime dhe propozime dhe vlerësoi se në dukje zgjidhja e kontestit shumëvjeçar midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Ndërkohë, Qeveria i filloi konsultimet dhe analizën e kornizës së propozuar të Nimicit. Pas takimit të sotëm të parë të drejtpërdrejt të kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në Davos, është paralajmëruar koordinimi i kreut shtetëror dhe politik të Maqedonisë të shtunën në Klubin e deputetëve në Shkup