Nikos Kotzias të enjten do të sjell propozim-marrëveshjen në Shkup

“Rreth 55 paragrafe, me gjitha çështjet e hapura, të vendosura në 20 faqe”, është përmbajtja e propozim-marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, të cilën Nikos Kotzias pritet ta sjell në Shkup, gjatë vizitës së tij më 22 mars, njoftojnë mediat greke.

Propozim-marrëveshja është përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, ndërsa është rishikuar edhe nga Aleksis Tsipras dhe Nikos Kotzias.

Sipas mediave greke, në lidhje me çështjen e emrit për Athinën “favorit” është emri “Gorna Makedonija” pa përkthim.

Ndërsa si pikë tjetër e rëndësishme për palën greke është edhe ndryshimi i Kushtetutës dhe largimi i irredentizmit.

Nikos Kotzias më herët ka pasur takime me ministrin Nikolla Dimitrov, ndërsa kjo do të jetë vizita e tij e parë në Shkup.