Nesër zgjedhja e anëtarëve të rinj të Komisionit për Antikorrupsion


Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të takohet Komisioni për përzgjedhje, i cili duhet ta kryejë renditjen e kandidatëve për anëtarë të ardhshëm të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

Secili anëtar i Komisionit për përzgjedhje do të japë vlerësime për 57 kandidatët të cilët i kanë kaluar intervistat. Secili kandidat mund të marrë maksimum 100 pikë. Përvoja dhe arritjet në luftën kundër korrupsionit sjellin maksimum 40 pikë, ndërsa 60 pikë kandidatët mund të marrin  në bazë të asaj si janë treguar në intervistë.

Pas renditjes, lista e renditjes duhet të publikohet dhe dorëzohet deri te Komisioni për zgjedhje dhe emërime i cili duhet ta konfirmojë zgjedhjen e shtatë kandidatëve me më shumë pikë të cilët do të hyjnë në përbërjen e re të anti korrupsionit, pas çfarë ata duhet të miratohen në seancë plenare.

Duke marrë parasysh që anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion duhet të votojnë me shumicë prej dy të tretave, nevojitet të arrihet marrëveshje midis partive politike. Anëtarët e rinj të Anti korrupsionit duhet të votohen  në seancë plenare më së voni deri nesër sepse kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë duhet të shpallë zgjedhjet presidenciale.

Konform ingerencave të reja, Komisioni për Antikorrupsion i cili duhet të zgjidhet do të duhet ta vëzhgojë edhe procesin zgjedhor në pjesën e financimit të partive politike gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.