Nesër protestë përpara Qeverisë, për shkak të ndotjes së ajrit

Për shkak të ndotjes së ajrit, qytetarët nesër do të protestojnë përpara Qeverisë së Maqedonisë në ora 12:00. Në ngjarjen “ngrituni për ajër të pastër”, i cili është ndarë në rrjetin social “Facebook”, thuhet se protesta është qytetar, njofton Portalb.mk.

“Protesta nuk është e organizuar nga parti politike, është e organizuar nga qytetar, prej të gjithë neve që thithim ajër të ndotur”, thuhet në thirrjen e protestës.

Aktivistët për ndotjen e ambientit jetësor, gjithashtu i kanë thirrur prindërit që të mos i lëshojnë fëmijët të shkojnë në shkollë më 20 dhjetor (e mërkurë) në shenjë proteste ndaj ndotjes së ajrit. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, për këtë iniciativë tha se është e “motivuar politikisht”.

Ditët e fundit, po ashtu edhe sot, në të gjitha komunat e Shkupit ndotja e ajrit është alarmante.