Nëntë kandidatura për president të shtetit të parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja


Komisioni për përcaktimin e kandidatëve për president nga VMRO-DPMNE-ja dje e mbajti seancën në të cilën i shqyrtoi kërkesat e paraqitura për kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë, që do të marrin pjesë në Konventën e 16-të në Strugë.

Komisioni konfirmoi se janë parashtruar 10 kandidatura, prej të cilave një kandidaturë nuk është pranuar pasi është parashtruar pas afatit për parashtrim.

Kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet janë:

  • Nikita Shekutkovski, Doktor i Shkencave Matematike dhe Profesor i Përgjithshëm në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup, anëtar i Institutit të Matematikës.
  • Gjorgji Manaskov, inxhinier mekanik dhe kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë.
    Vasko Kostov, teknik farmaceutik.
  • Vlatko Gjorçev, jurist, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.
  • Gordana Siljanovska Davçeva, pedagoge e rregullt në Fakultetin Juridik “Justinijani i Parë” në Shkup, anëtare e Institutit për Shkenca Juridike dhe Politike, Katedra e të Drejtës Kushtetuese dhe Sistemit Politik.
  • Ilija Dimovski, profesor në pension në Fakultetin e Pylltarisë në UKIM në Shkup.
  • Filip Petrovski, Dr. në Shkencat Politike dhe ish-Drejtor i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë.
  • Goran Angelov, avokat, ish kryetar i komunës së Vinicës në dy mandate dhe kryetar i BNJVL-së në një mandat.
  • Saso Kutleshovski, Dr. në shkencat bujqësore.VMRO-DPMNE, siç citojnë në njoftim,  do t’i lejojë të gjithë të paraqiturve akses të barabartë në Komitetet Komunale të partisë nga data 6 deri më 16 shkurt për të paraqitur programin dhe vizionin e tyre për Maqedoninë”, citohet në njoftimin zyrtar nga partia duke shtuar se të gjithë kandidatët do të kenë trajtim të barabartë dhe mundësi të barabarta për t’u zgjedhur sipas parimeve të demokracisë.“Transparenca dhe demokracia e procesit është në mënyrë që të zgjidhet kandidati i cili do të përfaqësojë opinionin e shumicës së qytetarëve dhe do të punojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në favor të të gjithë qytetarëve”, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.