NË VK Tabanoc për dalje pritet prej 30 deri në 45 minuta


Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka frekuencë të rritur të automjeteve dhe koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 30 deri në 45 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi LAMM në raportin e mesditës për gjendjen e rrugëve.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.