Në kufirin me Greqinë vendoset mbishkrimi Republika e Maqedonisë së Veriut

Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” në kufirin me Greqinë sot është vendosur mbishkrimi me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Nuk bëhet fjalë për tabelë të re, por në të vjetrën është vendosur afishe me emrin e ri të shënuar në gjuhën maqedonase dhe angleze.

Drejtori i Drejtorisë doganore paralajmëroi se gjatë ditës do të ndërrohen tabelat edhe në vendkalimet tjera kufitare.

“Planifikojmë që të gjitha të ndërrohen sot, duke pasur parasysh se mundësitë e firmave për mirëmbajtje që duhet ta bëjnë këtë, e me të cilat Drejtoria doganore ka lidhur marrëveshje, deklaroi Tanasoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para prezantimit të kurseve për mësim elektronik.

Ai sqaroi se për shkak se koha është e shkurtër për zbatimin e procedurave të tenderit, ndërsa konform konkluzioneve të Qeverisë është parashikuar që tabelat të ndërrohen ku është e mundur me afishe, ndërsa ku është e mundur me montim të tabelave tjera, që të plotësohet detyrimi në afat prej tre ditëve do të ndërrohen tabelat në vendkalimet kufitare me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.