Në Gjykatën Penale do të lexohen mesazhet e të akuzuarve për ngjarjet e “27 Prillit”

Me leximin e SMS mesazheve, të cilat i kanë dërguar njëri-tjetrit të akuzuarit për “27 Prillin” duhet të vazhdoj seanca e caktuar për sot mbi rastin e dhunës në Kuvend.

Thuhet se SMS mesazhet janë një nga dëshmitë kryesore të prokurorisë sepse dëshmojnë lidhjen e të akuzuarve, të cilët kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe sipas një plani.

Në seancën e mëparshme, janë parë incizime të kamerave të sigurisë dhe të mediumeve që kanë regjistruar dhunën në Kuvend./Gazeta e Pavarur