Ndikimi rus: BE dhe NATO, përcaktime strategjike të Maqedonisë


BE është synim i vendeve të Ballkanit Perëndimor, sado që i shohim që proceset politike nuk shkojnë në vijën që ne do të dëshironim, në një tempo pak më të shpejtë, dhe arritje të aspiratave që për një periudhë ndoshta afatgjate do të na shërbenin të gjithë neve qytetarëve, është përgjigjur kështu njohësja e çështjeve politike, njëherit edhe profesoreshë universitare Besa Kadriu, në pyetjen se çfarë përcaktimi strategjik do të ndjek vendi tani që po ballafaqohet me ‘kërcënimin’ e Rusisë.

Krerët më të lartë të Maqedonisë ditë më parë qartazi bënë me dije se përcaktimi strategjik i Maqedonisë mbetet inkuadrimi në strukturat euroatlantike dhe se kërcënimet që vijnë nga Rusia nuk do ta ndalin këtë synim. Njohësja e çështjeve politike, njëherit edhe profesoreshë universitare, Besa Kadriu, e pyetur rreth synimeve të Maqedonisë deklaroi se aspirata e vendit është BE.

‘BE është synim i vendeve të Ballkanit Perëndimor, sado që i shohim që proceset politike nuk shkojnë në vijën që ne do të dëshironim, në një tempo pak më të shpejtë, dhe arritje të aspiratave që për një periudhë ndoshta afatgjate do të na shërbenin të gjithë neve qytetarëve, të cilët si interes të përbashkët e kemi një treg të lirë, një lëvizje të lirë, një harmoni në mes legjislacionit europian dhe të gjithë atyre detyrimeve që i referohen funksionimit të një shteti ligjor.
Njohësja e çështjeve politike, Kadriu poashtu thekson se edhe përkundër pengesave eventuale të kohëpaskohëshme Maqedonia do të aderojë atje ku i ka aspiratat më të mëdha.

Por, sado që do të ketë përkrahje për një periudhë nga aktorët e politikës, që kanë akoma influencë në praktikën e Maqedonisë, ne do të neglizhojmë procesin e eurointegrimeve. Në momentin, kur këto aktorë të politikës do të hapin shtigje, mundësi që do të ketë, më shumë ndikim forma e politikbërjes nga faktorët politikë europianë, atëherë do të hapen shtigjet dhe mundësitë që praktika e Maqedonisë të aderojë aty ku janë edhe aspiratat më të mëdha të këtij vendi.

Përndryshe, kohë më parë Maqedonia iu bashkëngjit aksionit për dëbimin e diplomatëve dhe agjentëve rusë si solidarizim me rastin e ndodhur në Britaninë e Madhe kur një ish-agjent rus u helmua sëbashku me vajzën e tij. Ndërkaq, në një pronocim për mediat ambasada ruse në Shkup kishte paralajmëruar masa ndaj Maqedonisë lidhur me këtë ngjarje.