Ndërroi jetë minatori pas rënies në gropë


Minatori J.P. (55) nga fshati Mozhdivnjak i Kriva Pallankës, mbrëmë ka ndërruar jetë, pasi derisa ka punuar, ka rënë në gropë.

J.P. u është nënshtruar plagëve nga rënia në rrugën për në Shtëpinë e shëndetit në Kriva Pallankë.

Sipas MPB-së, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15 në minierën “Bolmak” në Kriva Pallankë.

Po ndërmerren masa për ndriçim të plotë të rastit.