Moti gjatë fundjavës

Gjatë kësaj fundjave pritet që moti të jetë i ftohtë dhe shi, ndërsa në pjesë malore parashikohet edhe borë.

Nga Enti Hidro-Meteorologjik informojnë se nën ndikimin e masës së ajrit të ftohtë nga veriu krijon një mot vranësira dhe i ftohtë.

Nga nesër në orët e vona, si dhe gjatë fundjavës parashikohet mot me shi, ndërsa në pjesët e malore do të ketë borë, kryesisht në pjesë jugore dhe perëndimore të Maqedonisë.

Temperatura minimale nesër do të jetë nga minus pesë gradë celsius deri tri gradë celsius, ndërsa të shtunën nga minus gjashtë deri tri gradë kurse të dielën nga minus pesë deri 1 gradë celsius.

Temperatura ditore nesër do të lëviz nga pesë deri 14 gradë./Gazeta e Pavarur