“Monstra”, ministrat nuk bisedojnë për ekstradimin


Ministrat e brendshëm të Maqedonisë dhe Kosovës Oliver Spasovski dhe Flamur Sefaj nuk deshën të përgjigjen nëse në takimin e sotëm në Shkup kanë diskutuar për ekstradimin e dy të akuzuarve për rastin “Monstra”, Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq.
Spasovski por edhe Sefaj theksuan se organet e dyja vendeve do të angazhohen në këtë drejtim në të ardhmen. Gjatë takimit dy ministrat firmosën marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar, tregtisë me njerëz, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.