Ministria e Shëndetësisë: Numri i fëmijëve të vaksinuar ka arritur në 939


Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se deri në orën 15:00, 939 fëmijë janë vaksinuar me vaksinat MRP. Për momentin nuka ka raste të reja të infektuarve me fruthin. Vaksinat MRP janë të cilësisë së lartë dhe efektive dhe se prodhues është Glakso Smit Klajn nga Belgjika.

Kampet e vaksinave në poliklinikat “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski”, gjatë fundjavës, më 5 dhe 6 janar do të punojnë në dy ndërrime, nga ora 07:30 deri në 19:00. Të hënën, më 7 janar, këto stacione do të punojnë vetëm për ndërrimin e parë nga ora 07:30 deri në orën 13:00.

Nga Ministria e Shëndetësisë u bëjnë thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët me vaksinë MRP dhe kujtojnë se ende është në fuqi urdhri se fëmijët të cilët nuk janë të vaksinuar nuk do të pranohen nëpër çerdhe, me qëllim për të parandaluar përhapjen e epidemisë së shpallur në Shkup.