Ministria e Ekonomisë: Nuk japim kurrfarë leje dhe licenca për duhan


Ministria e Ekonomisë nuk jep kurrfarë leje dhe licenca për duhan. Ministria e Ekonomisë vetëm i regjistron në regjistër, Kompanitë të cilat merren me prodhime të duhanit, sqarojnë sot nga Ministria pas deklaratës së drejtorit të Policisë financiare se sipas dëshmive që i kanë në rastin e Lubotenit janë përzier edhe disa institucione shtetërore të cilat kanë dhënë vërtetime ose leje për import të duhanit, me këtë rast duke e theksuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Doganën.

Nga Ministria e Ekonomisë theksojnë se në rastin e Lubotenit nuk bëhet fjalë për prodhime të duhanit dhe se Ministria, në pajtim me Ligjin e ri për duhan dhe prodhime të duhanit, ka kompetencë vetëm t’i regjistrojë kompanitë në regjistër në harmonizim me vendimin të cilin e marrin nga Inspektimi i tregut.

“Kompania dorëzon kërkesë deri tek Ministria e Ekonomisë që të regjistrohet në regjistër. Ne në pajtim me kërkesën e tyre, japim kërkesë deri tek Inspektorati shtetëror i tregut për të dalë në vendin e ngjarjes dhe të konfirmojë nëse janë plotësuar kushtet që të regjistrohet në regjistër. Në pajtim me vendimin nga Inspektorati i tregut, kompania regjistrohet në regjistrin i cili është publik dhe transparent. Më pas procedurën e zhvillon Dogana dhe Inspektorati bujqësor”, sqarojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Prej atje theksojnë se rasti i Lubotenit duhet të ndriçohet dhe se i kanë bërë thirrje Policisë financiare të vijë dhe ta marrë dokumentimin e plotë për regjistrim në regjistër.