Ministria e Drejtësisë: Një ligj cilësor për prokurorinë publike është kusht për fillimin e negociatave me BE-në


Kusht për fillimin e negociatave me BE-në nuk është miratimi i çfarëdo lloj ligji për prokurorinë publike, por  një ligj cilësor që do të mundësojë të drejtën dhe drejtësinë dhe dënimin e kriminelëve në vendin tonë.  Për fat të keq, orientimet që i merr kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski  nga menaxheri i tij nga Budapesti,  të cilat janë shkrirë në amendamente,  janë kundër parimeve të mbizotërimit të së drejtës dhe drejtësisë në vendin tonë, citohet në reagimin me shkrim nga Ministria e Drejtësisë në deklaratën e Hristijan Mickoskit.

Kjo ministri e thekson pajtueshmërinë e saj lidhur me  rëndësinë e menaxhimit të procesit të miratimit të këtij ligji, që siç  theksojnë, duhet të hapë negociatat me BE-në për vendin tonë.

“Ligji më vete mban pasoja të forta për autorët e veprave penale. Kjo  paraqet një vështirësi të veçantë në menaxhimin e procesit që duhet të mundësojë vazhdimin e ndjekjes penale dhe finalizimin e procedurave gjyqësore  kundër funksionarëve aktualë dhe ish funksionarëve të lartë të partive politike, që  tani duhet ta përkrahin këtë ligj. Thjesht, rëndësia e këtij ligji është se i prek një numër të madh të palëve prej të cilave pritet përkrahje në Kuvend me qëllim të fillimit të negociatave me BE-në”, citohet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.