Milloshovski: Urgjentisht të filloj votimi për ndryshimet kushtetuese

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski kërkon që urgjentisht të filloj[ votimi në Kuvend për ndryshimet kushtetuese. Milloshovski në emër të grupit parlamentar të partisë së tij kërkoi nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ta vendos në rend të ditës pikën për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij votimi është zvarritur deri më tani pasi që nuk është siguruar dy e treta e deputetëve.

“Në emër të grupës parlamentare dhe koalicionit. Kaluan 19 ditë nga referendumi i pasuksesshëm ku populli tha se nuk e mbështet marrëveshjen. Kërkojmë nga Talat Xhaferi që kjo pikë të vendoset në rend dite dhe të votohet. Për neve është më i rëndësishëm zëri i popullit sesa presioni ndaj deputetëve. Të vendoset në votim pika e rendit të ditës për votim” tha Antonio Milloshoski i cili ishte i rrethuar nga deputetët e partisë dhe koalicionit opozitar.

“Ne si deputetë do ta themi qëndrimin tonë në pajtim me rezultatin e referendumit dhe në pajtim me vullnetin e popullit”, tha Milloshoski duke mos ju përgjigjur pyetjeve tjera të gazetarëve.