Mijallkov: Vendimi i mbrëmshëm nuk është i drejtë, por kjo aspak nuk më gjunjëzon


Pasi që mbrëmë Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së përjashtoi edhe ish drejtorin e shërbimit sekret, Sasho Mijallkov nga partia, ky i fundit për portalin “press24” shprehet:

„Dua t’i kujtoj se partia nuk është pronë e udhëheqësisë aktuale, ashtu siç nuk ishte e udhëheqësive të kaluara. Jam i bindur se vendimi i mbrëmshëm nuk është i drejtë, por kjo aspak nuk më gjunjëzon para ambicieve dhe qëllimeve të mia për modernizim dhe orientim djathtist të VMRO-DPMNE-së, njëjtë sikur simotrat e saja për të mbrojtur interesat e Maqedonisë në BE”, tha Mijallkov.

Mijallkov nga partia e tij akuzohet se në bashkëpunim me vëllezërit Zaev ka kërcënuar, ka bërë presione dhe ka blerë deputet të caktuar të cilët sipas opozitës më pas votuan për nismën e ndryshimeve kushtetuese.