Mickovski: Ligji për gjuhët do të ndikojë ndaj bashkëjetesës së qytetarëve

Pikërisht dita kur filloi konflikti në Tetovë, e ajo është dita e nesërme, në seancë parlamentare vendoset në rend dite ky ligj jokushtetues, i pazbatueshëm për përdorimin e gjuhëve.

Këtë e theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, duke apeluar nga Strumica për mirëkuptim, për të pasur ndjenja sepse në këtë shtet ka shumë komunitete etnike për të pasur bashkëjetesë, të respektohen fqinjët, por siç tha dikush tjetër ka synim krejt ndryshe.

“Kemi një pasqyrë të përgjithshme e cila është me të vërtetë në kundërshtim me tërë atë që është premtuar me të a.q. programi ‘Për jetë në Maqedoni’. Kemi situata katastrofike në plane tjera. Pensionistëve u premtuan “fusha e male” të cilat për fat të keq edhe ajo që ju takon me ligj nuk arrijnë ta marrin”, ka thënë Mickovski.

Kam informacione se ka vonesë me pagesën e gjykatësve. Para se ta marrin Qeverinë, vetë në disa raste, duke e përfshirë edhe Zoran Zaevin, thonin se janë absolutisht të vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendet shteti.

“Me të vërtetë jam i dëshpëruar nga ajo që sot është realitet në Maqedoni. Ne duhet vetë të bëjmë diçka. Nëse ne vetë nuk bëjmë diçka, nuk mund të presim dikush tjetër ta marrë punën në duart e veta dhe ta bëjë atë për ne”, shtoi Mickovski.