Mickoski deputetëve të përjashtuar: Tradhëtuat Maqedoninë

Kryetari i VMRO-DPMNE-ë Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij në manifestimin e ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë mes tjerash tha se të premten me votimin e nismës për ndryshimet kushtetuese u bë një tradhëti në të cilën morën pjesë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së.  Mickoski deputetëve të partisë së tij  ju tha se kanë tradhtuar Maqedoninë dhe anëtarët e kësaj partie që i bënë deputet duke i pyetur pse nuk qëndruan edhe pak deri sa Zaevi të mbarojë me karrierën e tij politike. Ai akuzoi deputetët se nuk dhanë mundësi ta fitojnë Zaevin në zgjedhje, në kohën kur ai ishte gati për humbje.

“Nuk ikin zgjedhjet, do ta fitojmë bashkërisht me popullin”, tha Mickoski duke shtuar se VMRO-DPMNE-ja do t’i fitojë të gjithë së bashku.

Mickoski ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe intelektualëve në Maqedoni të bashkohen dhe të aktivizohen në mbrojtje të Maqedonisë deri në fitore.