Merko për respekt të Ramazanit, nuk lejon të futet ushqim në hapsirat e Komunës

Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, ka dhënë urdhër deri te të gjithë të punësuarit në administratën e komunës, me çka ndalon të marrin ushqim dhe pije në të gjitha zyrat e komunës, përsa kohë është muaji i Ramazanit, transmeton Zhurnal.

Në këtë urdhër, në të njejtën periudhë kryetari Merko ndalon edhe pierjen e duhanit në zyra, e cila është e ndaluar dhe e dënuar edhe me ligjin për pierje të duhanit.

Ndryshe, sot është dita e parë e muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të mëshirës, të faljes, të bereqetit dhe të mirësisë. Ramazani është muaji në të cilin Allahu i Gjithëmëshirshëm e filloi zbritjen e Kuranit-udhëzuesit për mirëqenie të gjithëmbarshme njerëzore.