Mediat greke raportojnë për fazat drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes së emrit

Disa nga mediat greke, duke përfshirë TV Sky, kanë njoftuar hapat për të finalizuar marrëveshjen kornizë për çështjen e emrit.

Mediat greke raportojnë se pas përfundimit të negociatave të ekipeve të ekspertëve për çështjet teknike dhe ligjore, do të vijojë një bisedë telefonike ndërmjet kryeministrave Zaev dhe Cipras, e cila sipas televizionit shtetëror “ERT” do të realizohet nga e enjtja ose e premtja.

Televizioni grek “Sky” njoftoi se çështja e erga omnes mbetet e diskutueshme në të dy palët.

“Thirrja tjetër telefonike do të jetë një pikë kyçe për të përcaktuar hapat e ardhshëm. Në këtë pikë, të dy palët vlerësojnë se shqyrtimi i Kushtetutës dhe erga omnes është çelësi”, njoftoi televizioni grek.

Sipas “Sky”, pas Prespës, ku do të nënshkruhet marrëveshja, do të vijë një proces që do të përmbajë disa faza:

Hapi i parë është kryeministri Zaev që ta miratojë marrëveshjen në Parlament, por jo me shumicën e shtuar.

Pasi marrëveshja do të marrë dritën e gjelbër nga ligjvënësit, Greqia do të dërgojë një letër dhe do të informojë NATO-n.

Në 28 dhe 29 qershor, në samitin e BE-së, Maqedonisë do t’i jepet data për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Gjithashtu, pritet t’i jepet një ftesë zyrtare për t’u bashkuar me NATO në Samitin e Brukselit do të mbahet më 11 dhe 12 korrik.

Në shtator apo tetor, në Maqedoni do të mbahet një referendum për emrin e ri. Pas referendumit, Kuvendi me një shumicë prej dy të tretash do të duhet të miratojë amendamentin kushtetues.

Pasi të ketë përfunduar referendumi dhe rishikimin e Kushtetutës në Maqedoni, marrëveshja do të arrijë në parlamentin grek për ratifikim.

Sipas mediave greke, aktualisht ka tre propozime të Nimicit: “Republika e re e Maqedonisë”, “Republika e Maqedonisë Veriore” ose “Republika e Maqedonisë së Epërme”. /SHENJA/