Me brohoritjet “Maqedonia” filloi protesta në Athinë (LIVE)


“Selaniku e tha, tani radhën e ka Athina të brohoras: Maqedonia është një dhe greke”, kanë porositur organizatorët e protestës publikuar në rrjetet sociale.
Pritshmërit e organizatorëve janë se sot do të ketë së paku 1 milion protestues.

Qindra mijëra njerëz pritet të dalin në protestat e sotme në Athinë kundër përdorimit të fjalës “Maqedoni” nga ana e IRJM-së, shkruajnë mediat greke, transmeton Medial.mk.

Organizatorët presin që turma të tejkalojë shifrën e demonstratave të mbajtura vitet e fundit në kryeqytetin grek. Sipas tyre protesta i tejkalon partitë politike dhe porosia është patriotike dhe jopartiake.

Protesta thuhet se është e financuar nga “organizata maqedonase në Greqi dhe jashtë saj, veçmas nga SHBA-ja”
Protestën mund ta ndiqni live më poshtë.