Më 5 korrik seanca për ratifikimin e Marrëveshjes së emrit

Seanca për ri-ratifikim e Marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisëështë caktuar ditën e enjte, 5 korrik.

Data është caktuar në takimin koordinues të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve parlamentare.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kocias nënshkruan paktin në të cilin ranë dakord që emri i ri i Maqedonisë të jetë  “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Kjo marrëveshje përveç miratimit në kuvend, duhet të marrë edhe përkrahjen e popullit përmes referendumit.