Mbaron hetimi për 27 prillin, Çavkov dhe të tjerët mund të dalin nga paraburgimi?

Hetimi mbi të enjten e përgjakshme që ndodhi më 27 prill në parlament tashmë ka mbaruar. Prokuroria për krim të organizuar së shpejti duhet të pregadisë aktpadinë e cila do të dërgohet më pas në gjykatën penale. Në rast se meret dritë jeshile nga këshilli për vlerësim atëherë së shpejti mund të fillojë dhe gjykimi ndërkohë që në bankën e të akuzuarve do të ulen mbi 35 të akuzuar për terorizëm dhe cënim të kushtetueshmërisë së vendit.

Para fillimit të gjykimit, e mundur është që një pjesë e të dyshuarve të cilët janë në paraburgim në burgun hetimor në Shkup të dalin dhe të fitojnë ndonjë alternativë tjetër të masës së sigurisë sepse tashmë nuk mund të ndikojnë në hetimin sepse tashmë rasti është mbyllur.