Lirohet për një muaj Fejzi Aziri i rastin “Monstra”

Është liruar përkohësisht nga burgu i dënuari në rastin “Monstra”, Fejzi Ajdari. Këtë e ka konfirmuar për Televizionin SHENJA, familjari Bedri Ajdari. Ai ka shpjeguar se Fejziu është liruar për një muaj për shkaqe shëndetësore.

Ndërkohë, seanca për rigjykim të rastit “Monstra” vjen pas vendimit të Supremes e cila më 24 nëntor të vitit kaluar, pas dyshimeve të ngritura nga Prokuroria Publike për proces jo të drejtë juridik, unanimisht votoi pro kthimit të lëndës në shkallën e parë. Pas këtij vendimi, mbrëmjen e 1 dhjetorit të vitit 2017 të dyshuarit Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq u liruan nga paraburgimi dhe u obliguan që dy bërë në javë të paraqiten në Gjykatë.

Ndërkaq, Fejzi Aziri mbetet në paraburgim pasi gjykohet për një vepër tjetër. Dy të akuzuarit e tjerë, Ali Demiri dhe Afrim Ismailloviq ende janë në arrati./ ShenjaTV