Ligjet reformuese, a do t’i përkrahë opozita?!


Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të votohen ligje nga pakoja reformuese 3-6-9 të Qeverisë, të cilat, sipas paralajmërimeve janë harmonizuar me VMRO-DPMNE-në opozitare, prej ku paralajmëruan se do t’i mbështesin. Ligjet reformuese, të mbështetura nga opozita, do të votohen në prag të publikimit të Raportit të KE-së për avancimin e vendit më 17 prill. Janë caktuar katër seanca kuvendore, të cilat janë vendosur në agjendën e kuvendit, ditën e martë pas festave të Pashkëve, ndërsa të shtyra për të enjten.

Në seancën e 34-të është ligji reformues për gjykatat, në të 35-tën janë plotësimet e Ligjit për prokurori publike dhe Ligjin për procedurën penale, në lexim të dytë, ndërsa është caktuar edhe seanca e 22-të me një pikë të mbetur, ndryshime dhe plotësime të ligjit për Mbrojtje të dëshmitarëve, me procedurë të shkurtuar. Është caktuar edhe seanca e 41-të në të cilën në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për armë, Ligji për gjueti, të Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë, të gjitha në lexim të parë, propozime të shtuara të ligjeve për Agjencinë operative-teknike dhe të ligjit për ndjekjen e komunikimeve, të dy në lexim të parë, si dhe propozim vendime dhe kërkesa për interpretime autentike. Disa nga ligjet për të cilat duhet të votohet në seancën plenare sot duhet ta kalojnë edhe filtrin e fundit të komisioneve.