Largimi i Anijeve nga Vardari shtetit do t’i kushtojë miliona euro


Pronari i anijes në lumin Vardar, përballë MPJ-së, kompania bullgare “Servis AD” do të kërkojë dëmshpërblim nga Qyteti i Shkupit në qoftë se autoritetet lokale e zhvendosin objektin e tij.

“Në qoftë se qyteti miraton vendim të tillë që të zhvendosen, shpresoj se do të konsultohen me ne, dhe do na kompensojnë. Unë shpresoj se kujdesen për pasojat, nëse jo – ka gjykata. Ndoshta qyteti do të investojë në zhvendosjen nga Vardari, ajo mund të kushtojë një milion euro. Dhe ku do na zhvendosin? Nuk kemi paguar aq shumë para për të qenë këtu ku jemi. Në kontratën për koncesion nuk shkruan se në çdo moment mund të na zhvendosin -tha Zharko Milenkovski , drejtor i “Servis AD”.
Pronarja e re e anijes “Rojal Makedonija” i pozicionuar tek MEPSO, Vera Najdovska, nuk deshi të flasë për këtë temë, nuk u përgjigj as në mesazhe. Sot pamë se restauranti nuk punon. Në derën e përparme theksohej se objekti është duke u rinovuar.
Më parë, këto dy anije ishin në pronësi të kompanisë “Falanga DIM” të Davor Andreevskit. Portali “Prizma”, kohët e fundit ka raportuar se Andreevski ka hequr dorë nga biznes, me çka anijet-restorante fituan pronarë të rinj.