Kuvend, vazhdon miratimi ‘maraton’ i ligjeve reformuese


Në kuvend filloi miratimi maraton i ligjeve reformuese. Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve mori edhe mbështetjen e deputetëve të opozitës. Në seancën e sotme dritë jeshile morën edhe ligji për Agjencinë teknike operative si dhe ligji për ndjekjen e komunikeve. Bëhet fjalë për pakon e ligjeve reformuese që kërkon Brukseli si kusht për përparimin e vendit në rrugën evropiane.