Kuvend, në ora 15:00 fillon debati për ratifikimin e marrëveshjes

Në orën 15:00, Komisioni për çështje Evropiane do të fillojë debatin mbi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja ka vendosur të bojkotojë punimet në Kuvendi.

Bazë për këtë, siç thonë ata, janë shkeljet normative që ka bërë Kuvendi në procedura dhe mbi të gjitha vetë marrëveshjen të cilën e quajnë një kushtëzim nga Greqia dhe jo kompromis midis të dyja palëve.