Kush janë gylenistët?


Rrëmbimi i mësuesve turq në Kosovë, pjesë e rrjetit të shkollave të frymëzuara nga kleriku Fethullah Gylen ka shkaktuar një tërmet në shtetin më të ri të Europës, i cili ishte i vetmi që iu nënshtruar presionit të regjimit të Erdoganit.

Kjo ngjarje, e realizuar nga shërbimet sekrete turke me ndihmën e shtetit paralel të Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit në Kosovë ka rikthyer vëmendjen tek mbështetësit e Gylenit dhe rrjetit të tij të shkollave, të cilat janë në 160 vende të botës, përfshi Shqipërinë, Kosovën, Mali e Zi dhe Maqedoninë.

Asnjë prej shkollave apo pasuri të tjera nuk janë në emër të tij, por të fondacioneve të biznesmenëve që financojnë shkollat.

Mbështetësit e Gylenit cilësohen terroristë nga Turqia, ndërkohë që të gjithë vendet e tjera të botës, me në krye SHBA, Britaninë e Madhe, Francën, Rusinë, Gjermaninë, etj., refuzojnë të bëjnë një vlerësim të tillë pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Turqisë.

Erdogan”>Erdogan dhe Gylen kanë qenë të afërt në fillim të viteve 2 000, kur mbështetësit e të parit ndihmuan ardhjen e tij në pushtet me premtimet për implementim të vlerave perëndimore, demokratike dhe të të drejtave të njeriut në Turqi.

Çarja mes tyre ndodhi pikërisht për mënyrën autoritare se si Erdogan kërkonte të administronte pushtetin përmes imponimit të fesë në shoqëri, ndërkohë që Gylen”>Gylen pretendon se përfaqëson vlera të ndryshme, të cilat mbështeten tek dialogu në shoqëri, mes feve dhe grupeve sociale të ndryshme duke besuar se është arsimimi ai që ka shumë rendësi për shoqërinë.

Turqia e njohur lëvizjen e Gylenit si një organizatë terroriste pas grushtit të dështuar të shtetit, të cilin mjaft agjenci inteligjence perëndimore e cilësuan si një “false flag” apo të stisur me qëllim rritjen e pushtetit të presidentit Erdogan.

Pas kësaj, dhjetra mijëra mbështetës të Gylenit u futën në burgje, ndërkohë që më shumë se 450 mijë persona janë hetuar. Aktualisht më shumë se 18 mijë gra gjenden në burgje, mes tyre 700 fëmijë, kurse numri i burrave nuk dihet ende.

Akuza për grusht shtet ndaj gylenistëve, Erdogan kishte bërë pas një skandali të korrupsionit më 2013, ku ishin përfshirë disa prej ministrave të tij më të ngushtë, përfshirë edhe djalin e tij.

Organet e rendit kishin kapur edhe përgjime të vetë Erdoganit me djalin e tij, ku i kërkonte të fshihte paratë që mbante në shtëpi.

Skandali kishte të bënte me akuzat ndaj zyrtarëve shtetërorë që ishin pasuruar duke përdorur fondet shtetërore për të blerë ar nga Irani, dhe për të ndihmuar Teheranin që të shmangë sanksionet ndërkombëtare mbi programin e tij bërthamor.

Turqia vazhdimisht ka kërkuar ekstradimin e Gulenit nga SHBA-ja. Pas tentim puçit më 2016, Ankaraja ka shtuar kërkesat për një ekstradim të tillë, por Uashingtoni zyrtar ka kërkuar prova që dëshmojnë për përfshirjen e Gulenit në puç. Ky i fundit, vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje.

Shtetet e Bashkuara dhe të gjitha vendet perëndimore kanë thënë se nuk e njohin si organizatë terroriste Lëvizjen Hizmet.

Burimi: REL, BBC, CNN, Reuters