Kurti: 80 deputetë iu bashkuan tradhtisë së Thaçit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti pas ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi ka thënë se deputetët i janë bashkuar tradhtisë së presidentit Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.
“Shumica e deputetëve të Vetëvendosjes ose u arrestuan ose u përjashtuan padrejtësisht dhe iu bashkuan dhunës policore”.
“Njëherë është dashur të bëhet korrigjimi e pastaj ratifikimi i Demarkacionit”.
Kurti ka përmendur rastin e nënkryetares së VV-së, Fatmire Kollçakut e cila sipas tij u përjashtua nga kryetari i Kuvendit pa qenë fare pjesëmarrëse në seancë.