KSHZ: Pendarovski 65,79 për qind, Siljanovska 31,07 për qind


Sipas rezultateve paraprake të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nga përpunimi i fletëvotimeve në 11.56 për qind të qendrave të votimit, kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski, kryeson me 65.79 për qind para kandidates së VMRO- DPMNE dhe Koalicionit Gordana Siljanovska- Davkovës me 31.07 për qind.

Jehona në raundin e dytë të  zgjedhjeve presidenciale deri në orën 18:30 arrin 44,5 për qind.