Kotzias: Ne e mbaruam punën tonë, Maqedonia tani duhet të deklarohet


Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias në një intervistë për EuroNeës ka thënë se Greqia e ka kryer obligimin ndaj ndërmjetësit të OKB-së, Mattheë Nimetz rreth kontestit të emrit, duke propozuar emra për përdorim në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Ne e mbaruam detyrimin tonë duke propozuar mënyra për ndryshimin e emrit të fqinjut tonë. Tani presim nga Shkupi, që më në fund të del dhe të tregojë se cila do të jetë mbiemri i shtetit që do të përdoret për ndryshimin e emrit, dhe të njejtin të ja spjegojnë qytetarëve të tyre” thotë Kotzias për këtë çështje.

Ai gjithashtu thotë se fqinjësia e mirë në Ballkan është shumë e rëndësishme për vendin dhe për shtetet përreth.

”Për momentin jam i mërzitur pasi shteti fqinj ende nuk është prononcuar për këtë çështje” përfundon ai.