Kocijas: Sot realizohet telefonata Zaev – Cipras


Lajmet e fundit nga Greqia flasin se sot më në fund do të realizohet telefonata e shumëpritur mes kryeministrit të Greqisë dhe Maqedonisë, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev.  Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias dha këtë deklaratë për mediat greke.

Telefonata mes dy kryministrave u cilësua si thelbësore që me shumë mundësi do ti jep fund çështjes së hapur për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ditëve të fundit në disa raste deklaroi se pret që të përfundojnë detajet të cilët shtrojnë rrugën që telefonata të realizohet.