Kocijas: Në adresën time kanë ardhur 800 kërcënime me vdekje


Ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Kocijas, ka thënë se në adresë të tij kanë arritur 800 letra kërcënuese për jetën e tij dhe të familjes. Ai në intervistën për “News247” ka thënë se gjuha e urrejtjes duhet të ndalojë.
“Më kanë ardhur kuti me gjak dhe më thonë se do rrjedh gjak në familjen time. Kam marrë madhësi të ndryshme të plumbave. Ku është Prokurori? Këtu nuk kemi vetëm sharje, por vepra penale që arrin në krim. Këto janë vepra të rënda sipas ligjeve greke, por nuk shoh reagim”, ka thënë Kocijas, duke shtuar se ka gjetur emrat, adresat dhe numrat e telefonit të njerëzve që e kanë kërcënuar atë, por prokurori nuk ka reaguar.