Kociançiq: Me rëndësi është të vërtetohet përgjegjësia për ngjarjet e 27 prillit


Zëdhënësja e BE-së Maja Kociançiq në deklaratë për “Meta” ka thënë se është me rëndësi që të vërtetohet përgjegjësia për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend dhe thërret që të gjitha partitë të sillen me përgjegjësi.

Sipas saj, edhe pse BE nuk dëshiron ti komentojë procedurat apo hetimet, gjithsesi pret sjellje përgjegjëse nga partitë politike.

“BE nuk dëshiron ti komentoje hetimet që po bëhen apo procedurat gjyqësore. Me kujdes ndjekim ngjarjet dhe presim që të gjitha partitë politike të sillen me përgjegjësi dhe sipas ligjit. Bashkimi Evropian edhe më herët e ka theksuar rëndësinë për vërtetimin e përgjegjësisë për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend”, ka deklaruar Kociançiq.