Kërkohen reforma, jo zgjedhje

Në pritje që partitë qeveritare të deklarohen për kërkesën e opozitës për zgjedhjet presidenciale, arriti mesazhi nga Brukseli se vendi duhet në periudhën e ardhshme të fokusohet në reformat dhe dhënien e rezultateve konkrete në këtë proces, informon Koha.

Njeriu i parë i Drejtorisë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit Evropian, Kristijan Daniellson, në konferencën për shtyp në BE Info qendra, e transmetoi mesazhin se momenti pozitiv që është krijuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës duhet të mbahet dhe të ruhet. Fokusi, tha duhet të drejtohet në reformat në vigjilje të qershorit kur Këshilli i BE-së do të vendosë për hapjen e negociatave inkuadruese, ndërsa zgjedhjet e parakohshme do ta marrin fokusin dhe energjinë e nevojshme.

Shtoi se çështja për emrin ishte theksuar edhe në përfundimet e Këshillit Evropian vitin e kaluar i cili e vendosi rrugën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

“Fokusi duhet të jetë në dërgimin e rezultateve. Atje duhet të drejtohen përpjekjet. Besojmë se zgjedhjet e parakohshme do ta marrin fokusin dhe nuk do të kemi mundësi ta jepni energjinë e nevojshme me qëllim që të adresohen çështjet e tjera të hapura. Këtu flasim për reformat në gjyqësi, luftën me korrupsionin dhe krimin e organizuar, reformën në shërbimet e sigurisë dhe funksionimin e administratës publike”, theksoi Danielson, transmeton Koha.

Këto porosi, theksoi ua ka transmetuar bashkëbiseduesve të tij gjatë qëndrimit dyditor në Shkup dhe se kanë të bëjnë edhe me shumicën qeveritare dhe me opozitën që të lëvizë vendi në rrugën evropiane. I theksoi reformat në sferat kyçe, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit me vendosjen e theksit në implementimin e tyre. Theksoi se raporti për vendin tashmë po shënohet dhe se KE-ja mbetet fuqishëm e përkushtuar që t’i mbështesë përpjekjet për dhënien e reformave.

“Filluam me punën përgatitore të raportit dhe nga afër e monitorojmë procesin i cili do të arrihet në të gjitha fushat dhe sferat. Mund t’iu siguroj se ne do të vazhdojmë që t’i mbështesim këto përpjekje me të gjitha mjetet të cilat i kemi, por flasim për ekspertizë teknike por edhe me ndihmën e rëndësishme financiare e cila sigurohet nga BE-ja. Përcaktimi ynë është që t’iu mbështesim në përmbushjen e këtij qëllimi strategjik, pikërisht për shkak të hapave të ardhshëm që do të jenë shumë të rëndësishme në rrugën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim”, tha Danielson.

Statusi aktual i procesit për integrime të vendit në Bashkimin Evropian, Danielsonit dje iu prezantua në Qeveri në takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe shumë ministra. Zaev në takim theksoi se në reformat në fushat kyçe është punuar shumë dhe paralelisht me procesin për zgjidhjen e kontestit për emrin dhe arritjen e Marrëveshjes së Prespës dhe se punët janë ndryshuar në mënyrë thelbësore, ndërsa vendi meriton në qershor t’i fillojë negociatat.

Zbatimi i ligjeve dhe praktikimi i vlerave me ndarjen e pushtetit, sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit do të tregojnë se në Maqedoni punët me të vërtetë ndryshohen dhe se Maqedonia meriton që t’i fillojë bisedimet në qershor të vitit 2010. Sot gjyqësori është shumë larg i pavarur nga politika, mediat janë të lira dhe e kontrollojnë pushtetin, institucionet janë më transparente dhe më afër qytetarëve, policia i mbron të drejtat e qytetarëve, nuk kemi përgjime jashtëligjore, ligji vlen për të gjithë pa dallim se sa janë të fuqishëm, ndërsa ekonomia fillon të rritet, ka theksuar kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë ka informuar se nëntë kapituj nga procesi i bisedimeve janë përfshirë përgjatë takimeve të përbashkëta sqaruese me KE-në dhe se kjo fazë jep përgatitje të rëndësishme për bisedimet të cilat pasojnë.

“Jam i bindur se këto standarde të reja të cilat kjo Qeveri i vendosi do të vazhdojnë dhe do të përforcohen, ndërsa kjo do të jetë argument për Republikën e Maqedonisë që të shkojë përpara në integrimet drejtë BE-së të cilat ishin të ngrira për një kohë të gjatë. Nga miqtë tanë në BE presim vetëm vlerësim të drejtë dhe korrekt i bazuar në rezultate të cilat do të na japin mundësi për sukses, sukses në gjithë shtetin dhe shoqërinë, por edhe sukses për Ballkanin Perëndimor dhe për Bashkimin Evropian. Republika e Maqedonisë ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe ka ndërmarrë hapa të guximshëm dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim në qershor të vitit 2019 do të dërgojë sinjal të fuqishëm deri në rajonin e Ballkanit Perëndimor, se procesi i anëtarësimit edhe më tutje është i bazuar në merita dhe rezultate – nëse vendi kandidat porosit, atëherë edhe BE-ja porosit”, tha Zaev në fjalimin e tij hyrës në mbledhje.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani i cili, krahas në Qeveri, kishte takim bilateral me Drejtorin e Drejtorisë për Zgjerim pranë KE-së Daneielson, në të cilin në kontekst të reformave dhe pritshmërive të KE-së në[ vigjilje të Raportit për vendin, foli edhe për zbatimin e reformave të Planit 18. Ka vlerësuar se përmbushja e këtij plani do të na shpie deri në fillimin e bisedimeve dhe ka shfaqur kënaqësi nga dinamika e deritanishme gjatë realizimit të Planit, por edhe nga përkushtimi i ministrive kyçe të cilat i kryejnë reformat.

“Kemi progres në të gjitha fushat: ndarje të plotë të Agjencisë për Ndjekjen e Komunikimeve nga shërbimet e sigurisë; progres në sjelljen e ligjeve kyçe nga gjyqësia; ligj të ri për Komisionin për parandalim të korrupsionit; e gjithsesi progres ka edhe në zbatimin e strategjisë për profesionalizim dhe depolitizim të administratës”, ka theksuar Osmani, duke theksuar edhe cilësinë e reformave të përgatitura, zbatimi i së cilave i tejkalon të gjitha filtrat e përfshirjes në sektorin qytetar, konsultimet me opozitën, por edhe kontroll me trupat e Komisionit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias, GREKO, etj.

Raporti për vendin i KE-së është matës bazik për gatishmërinë e vendit dhe parametri kryesor sipas të cilit Maqedonia pret konfirmim për vendimin për fillim të bisedimeve në samitet e qershorit të Bashkimit Evropian. (koha.mk)