Këngëtarja e njohur nga Beogradi, tërbon serbët: Jam shqiptare!


Një deklaratë e kengetares Mina Kostiç i ka hedhur “benzinë zjarrit” të konfliktit Kosovë-Serbi, pasi këngëtarja e lindur ne Beograd ka thënë se është me origjinë shqiptare dhe nuk ndihet aspak e turpëruar për këtë.

“Estradnjaci.ba” shkruan se deri në moshën 19-vjeçare, Mina Kostiç quhej Minire Jashari, por këngëtarja e ka hedhur poshtë këtë aludim, duke u shprehur: “Është e vërtetë se në moshën 19-vjeçe e kam ndërruar emrin dhe mbiemrin, pastaj kam shkuar në kishë dhe jam konvertuar dhe kryqëzuar. Por nuk e kam pasur emrin Minire Jashari.

Këto janë gënjeshtra”,Kostiç ka rrëfyer më tej se babai i saj është nga Ferizaj, ndërsa nëna nga Peja.