KE me strategji për Ballkanin Perëndimor, Osmani: Deri në vitin 2025 Maqedonia në BE


Karl Bild paralajmëron se në rast të dështimit të negociatave mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, me shumë mundësi do të dështojë edhe strategjia për zgjerim e Komisionit Evropian për Ballkanin.

Zëvendës-kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani edhe përkundër situatës të pavolitshme aktuale politike, çështjes së pazgjidhur rreth emrit me Greqinë dhe bllokimin e punës së Kuvendit rreth ligjit për përdorimin e gjuhëve, shprehet optimist se Maqedonia dhe Shqipëria vitin e ardhshëm do ti fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.

“Presim që Strategjia e BE-së që do të publikohet sot, qartë të shprehen dy momente. Momenti i parë është se Maqedonia dhe Shqipëria do ti fillojnë negociatat këtë vit. Presim që Maqedonisë ti jepet mundësia, nëse e meriton, këtë qëllim ta arrijë deri në vitin 2025”, u shpreh Osmani.

Përshkak se Maqedonia është një prej vendeve të para që nënshkroi Marrëveshjen për stabilizim asocim dhe në nivel të lartë ka harmonizuar legjislativën e BE-së me atë shtetërore, pas hapjes së negociatave, Osmani pret që Maqedonia shumë shpejt ti kryej “detyrat e shtëpisë” dhe të jetë në nivelin e njejtë të negociatave me liderët Mali i Zi dhe Serbia.

“Për ne me rëndësi është të hapen negociatat. Maqedonia në këtë drejtim ka arritur shumë. Deri më tani, në 17 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes për stabilizim asocim, punojmë në harmonizimin e legjislativës dhe mendojmë se nëse i fillojmë negociatat shumë shpejtë do ti hapim dhe mbyllim kapitujt, përshkak se ne edhe para hapjes së negociatave kemi punuar në këtë drejtim dhe kemi shënuar rezultate”, përfundoi Osmani.

Sipas zëvendëskryeministrit për çështje evropiane Osmani, Strategjia për Maqedoninë do të jetë pozitive përshkak se në të është përfshirë korrniza kohore në të cilën shteti duhet të lëviz dhe ti bashkangjitet familjes evropiane.

Se është e mudur që Maqedonia dhe Shqipëria vitin e ardhshëm ti fillojnë negociatat për anëtarësim me BE-në shkruan edhe gazeta gjermane “Velt”. Pjesë të strategjisë të cilët i ka zbardhur pikërisht “Velt” nënvizojnë se Komisioni Evropian ka për qëllim që shtetet e Ballkanit sa më shpejt ti inkuadroj në familjen evropiane, por si lider në këtë proces theksohet se janë Serbia dhe Maliz i Zi të cilët deri në vitin 2025 duhet të jenë të gatshme për kyçje në BE. “Velt” në pjesën për Maqedoninë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Shqipërinë dhe Kosovën shkruan se këtyre shteteve do tu bëhet me dije se kanë ardhmëri dhe perspektivë evropiane.

“Maqedonia që prej vitit 2005 është kandidate për anëtarësim mirëpo akoma nuk i ka filluar negociatat. Prapseprap, mundësitë janë të larta që Shqipëria dhe Maqedonia në qërshor ti fillojnë negociatat me Komisionin evropian”, shkruan “Velt”.
Në lidhje me zgjerimin eventual të Bashkimit Evropian u deklarua edhe ishkryeministri dhe shefi i diplomacisë së Suedisë, Karl Bild. Ai mendon se zgjidhje përfundimtare të çështjes së emrit Maqedonisë mes dy shteteve, mund të dështojë edhe Strategjia për zgjerim e Bashkimit Evropian për Ballkanin.

“Mendoj se është i nevojshëm përkushtim serioz të shteteve të fuqishme dhe institucioneve të BE-së dhe të arrihet komrpomis për çështjen e emrit. Pa këtë, strategjia e BE-së për Ballknin mund të dështojë”, shkroi Bild të Tuiter profilin e tij, duke shpërndarë lajmin e gazetës greke “Katimerini” për protestat në Athinë.

Strategjia e BE-së për Ballkanin Perëndimorë do të publikohet sot pasdite nga ana e eurokomisarit Johanes Han dhe kreut të diplomacisë evropiane, Federica Mogherini. Me këtë Ballkanit Perëndimorë për herë të dytë do ti hapet perspektive evropiane, pasiqë agjenda e Selanikut nuk u plotësua në tërësi. Sipas lajmeve të publikuara nga mediat e jashtme, në këtë Strategji datë për negociata do të ketë vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi.
Ndërsa një pjesë e mediave perëndimore bënë të ditur se grupi prej 12 shteteve antëare të BE-së kanë shprehur dëshirë që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimore të jenë pjesë e samiteve vjetore para se të bëhen pjesë e Unionit.
Austria, Çekia, Sllovenia, Sllovakia, Estonia, Italia, Lituania, Letonia, Polanda, Irlanda dhe Ungaria dëshirojnë që pjesë e samiteve të jenë edhe shtetet kandidate të Ballkanit për në BE.

Propozimi i tyre në fund të janarit u dërgua në adresë të Komisionit evropiane dhe në të kërkohet që ministrat e Ballkanit Perëndimore të marrin pjesë në takimet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor, shëndetësisë, komunikacionit dhe politikës së jashtme.

Blerim Ismaili