Katrugalos: Maqedonia e Veriut tregon se është e hapur për perspektivat evropiane

Maqedonia e Veriut tregoi se është e hapur për perspektivën evropiane, dëshironim që të dërgojmë mesazh se kur një vend tenton që të harmonizohet me legjislaturën evropiane dhe ne evropianët duhet që të reagojmë në të njëjtën mënyrë dhe ta hapim  rrugën evropiane, thotë shefi i diplomacisë greke Jorgos Katrugalos pas mëngjesit  të punës të “miqve të Maqedonisë së Veriut” në Bruksel.

Katrugalos tha se në takim ka pasur pjesëmarrje të madhe të shumë ministrave, ndërsa Greqia ka dashur që të dërgojë disa mesazhe.

“Donim që të dërgojmë mesazhin se Greqia e përkrah perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor, por ky është proces i cili vlerësohet në përkatësi të përparimit që realizohet nga secili vend. Maqedonia e Veriut tregoi se është e hapur për perspektivën evropiane dhe duke treguar guxim politik,  duke bërë  hapa në zbatimin edhe të Marrëveshjes së Prespës, por edhe të reformave të rëndësishme në brendësinë e saj. Dëshirojmë që të dërgojmë mesazh se kur një vend tenton që të harmonizohet me legjislaturën evropiane  edhe ne evropianët duhet që të reagojmë në të njëjtën mënyrë dhe t’ia hapim rrugën evropiane”, tha shefi i diplomacisë greke.

I pyetur nëse ai personalisht është i kënaqur nga avancimi në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, Katrugalos tha se “që të dyja palët dëshirojnë që ta implementojnë edhe frymën edhe përmbajtjen e Marrëveshjes”, por edhe pse ka pasur disa herë shkelje në zbatim megjithatë “nga pala tjetër menjëherë është korrigjuar problemi që është paraqitur”.

“Mendoj se në përgjithësi duhet që të jemi të kënaqur nga zbatimi i deritanishëm i Marrëveshjes”, sqaron Katrugalos.