Katica Janeva kërkon apanazh


Фото: Б. Грданоски

 Në seancën e sotme të Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve kryetari i Komisionit Ilija Dimovski informoi se deri te Komisioni ka ardhur një shkresë nga avokatja e ish-prokurores speciale publike Katica Janeva, në të cilën kërkohet t’i caktohet apanazh.

Në elaborimin e avokates së Janevës deri te Komisioni theksohet se kërkesa e saj është mbi bazë të mundësive ligjore të cilat nuk ndalojnë dhe nuk përjashtojnë që funksionarë të arrestuar dhe të shkarkuar të kërkojnë apanazh.

Katica Janeva  është njëra ndër të akuzuarit në rastin “Reket” së bashku me Bojan Jovanovskin dhe Zoran Milevskin.