Kumanova do ta ketë një zëvendës kryeministër shqiptar


“Zëvendës kryeministri për çështje evropiane Hadi Osmani na e paska uruar vitin e ri. Flm, z. Hadi Osmani”. Ky është një postim i bërë në Facebook nga gazetari Ejup Berisha. Ai nuk tregon nëse postimi për Hadi Osmanin zëvendës kryeministër bazohet në ndonjë informacion brenda Qeverisë, apo bëhet fjalë për diçka tjetër. “Së shpejti do …

Kumanova do ta ketë një zëvendës kryeministër shqiptar Read More »

Zaev lë derën hapur për Aleancën, Ziadin Sela: më dëbuan nga qeveria!


Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev nuk do që Aleanca e Ziadin Selës të ikë nga koalicioni qeveritar. Ndaj, Zaev ende rezervon postin e zv/kryeministrit për reforma, ndaj të cilit Selëa thotë se bëhet fjalë për një ministri formale, e cila është krijuar me qëllim që ai të largohet nga qeveria. Por kryeministri maqedonas pohon se ky …

Zaev lë derën hapur për Aleancën, Ziadin Sela: më dëbuan nga qeveria! Read More »

Ahmeti: Të mos lejohet çështja për emrin të burokratizohet ose politizohet


Zgjidhja e çështjes me emrin, ligjin për gjuhët dhe marrëdhëniet mes partive politike parlamentare të shqiptarëve në Maqedoni, ishin temat kryesore në takimin e sotëm të fundvitit të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti me gazetarët. Lidhur me çështjen për emrin, Ahmeti tha se ky është problem që kërkon zgjidhje, pasi është pengesë …

Ahmeti: Të mos lejohet çështja për emrin të burokratizohet ose politizohet Read More »

Sela: Zaev mori një vend ministror, por humbi një partner serioz


Me votimin e ministrit të ri të Shëndetësisë dhe daljen e Aleancës për Shqiptarët nga Koalicioni, Qeveria e humbi moralin, tha Zijadin Sela në emisionin e sotëm “Top Tema” në televizionin “Telma”. Sipas tij, kryeministri Zoran Zaev mori një vend ministror, por humbi një partner shumë serioz për sa i përket reformave dhe tejkalimit të …

Sela: Zaev mori një vend ministror, por humbi një partner serioz Read More »

Kammenos: Optimist për zgjidhjen e çështjes së emrit me Shkupin


Ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Panos Kammenos shprehu optimizmin e tij për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për çështjen e emrit të Maqedonisë nëpërmjet bisedimeve me Greqinë, gjatë një konference për shtyp mbi punën e Ministrisë së tij të Mbrojtjes gjatë tre viteve të fundit. Kammenos deklaroi se një zgjidhje e tillë do të …

Kammenos: Optimist për zgjidhjen e çështjes së emrit me Shkupin Read More »

Dorëhiqen nga postet e tyre zv/ministrat e ASH-së dhe sekretari shtetëror


Tre zëvendësministrat e qeverisë dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë të Aleancës për Shqiptarët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre zyrtarisht sot në qeveri. Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët dha këtë deklaratë dhe shtoi se kjo ka ardhur si rezultat i vendimit të partisë së tyre. “Ne si zv/ministra dhe sekretari shtetëror i Ministrisë …

Dorëhiqen nga postet e tyre zv/ministrat e ASH-së dhe sekretari shtetëror Read More »

Grubi: Ligji për Këshillin Gjyqësor, u votua pa “Aleancën” dhe Lëvizjen Besa


Deputeti i BDI-së dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane Artan Grubi nëpërmjet statusit në profilin e tij në Fejsbuk përshëndeti votimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor i cili siç theksoi, është pjesë e rekomandive të Pribe-së dhe Komisionit të Venecias. Në vijim statusi i tërsishëm i Kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, Artan …

Grubi: Ligji për Këshillin Gjyqësor, u votua pa “Aleancën” dhe Lëvizjen Besa Read More »

Nisin bisedimet e para për kyçjen e PDSH-së në Qeveri?!


Vetëm se kanë filluar bisedimet e para në mes LSDM-së dhe PDSH-së për inkuadrimin e kësaj të fundit në Qeveri, njoftojnë burimet për Medial.mk. Sipas të njëjtave burime, bisedimet pritet të vazhdojnë edhe pas festave të Vitit të Ri. Sipas informatave të para, partisë së Menduh Thaçit do të mund t’i ofroheshin pozicionet e njëjta …

Nisin bisedimet e para për kyçjen e PDSH-së në Qeveri?! Read More »

Zaev: Ligji duhet të jetë i barabaratë për të gjithë


Kjo qeveri gjithçka hasi në krim. Sipas informacioneve të mia, ka thënë Zaev, bëhet fjalë për dhjetëra e dhjetëra lëndë potenciale për hetim nga Prokuroria Publike e cila gjithsesi do të tregojë nëse ka diku dyshime bazë për hapjen e procedurave të mundshme gjyqësore për cilindo i cili në mënyrë potenciale ka gabuar para ligjit, …

Zaev: Ligji duhet të jetë i barabaratë për të gjithë Read More »

Zaev, nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen BESA dhe VMRO-në


Kryeministri Zoran Zaev në kuadër të seancës për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve ka paralajmëruar se mbetet mundësia për bashkëpunim me gjitha partitë dhe ata që ishin deri tani pjesë e shumicës qeveritare, por edhe me partitë e opozitës. “Aleanca për shqiptarët do të mbështes reformat dhe gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe …

Zaev, nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen BESA dhe VMRO-në Read More »

Sela takohet me familjarët e Feta Halimit, ja fotografia! (Foto)


Lideri i ASH-së, Ziadin Sela është takuar me familjarët e Feta Halimit, kumanovarit që ia shpëtoi jetën më 27 prill, por që tani gjendet në burg. Fotografinë e ka postuar në facebook djali i Fetahut, Burim Halimi, shkruan Gazeta Lajm. “E drejta ndoshta vonon por kurr nuk harron! Me Familjen e Feta Alimi”, ka shkruar …

Sela takohet me familjarët e Feta Halimit, ja fotografia! (Foto) Read More »

Xhaferi: As të mos mendohet për zgjedhje të reja parlamentare


Në zgjedhje të reja parlamentare më 2018 askush nuk guxon të mendojë, dhe jo të vjen përnjëmend tek një situatë e tillë, rekomandon kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. “Ajo do ishte një qasje joserioze ndaj përpjekjeve të deritanishme të procesit reformues. Çdo vit po na është zgjedhor. Nuk mund që projektet infrastrukturore dhe ato ekonomike …

Xhaferi: As të mos mendohet për zgjedhje të reja parlamentare Read More »

Zaev në Kuvend: Shpreh keqardhje që nuk u arrit marrëveshje me Selën


Kryeministri Zoran Zaev prej foltores së Kuvendit ka thënë sot se gjithkush nga cilado parti qoftë do të përballet me ligjin. Ai madje ka shprehur keqardhje që nuk u arrit marrëveshje për pushtetin ekzekutiv, duke aluduar në partinë e Selës, Aleanca për shqiptarët, raporton Medial.mk. “Të mos tentojë dikush të ndikojë në institucionet. As që …

Zaev në Kuvend: Shpreh keqardhje që nuk u arrit marrëveshje me Selën Read More »

Grubi godet Selën: Demagog, dyftyrsh, e mori në qafë partinë e tij, jo edhe qytetarët


Pas intervistës së fundit të liderit të ASH-së, Ziadin Selës, menjëherë ka reaguar deputeti i BDi-së, Artan Grubi duke e thumbuar Selën. Sipas tij Sela sonte ka qenë demagog, dyftyrsh dhe mashtrues. Ja postimi i tij në Facebook “Më thonë je i vrazhdtë në vlerësimet, por jo edhe i gabuar. Më thonë se përplasem shumë, …

Grubi godet Selën: Demagog, dyftyrsh, e mori në qafë partinë e tij, jo edhe qytetarët Read More »

Filipçe: Maqedonia asnjëherë nuk do ketë krizë për insulinë


Ministri i ri i Shëndetësisë, Vanko Filipçe, në konferencën e parë për shtyp premtoi se vendi asnjëherë nuk do të përballet me krizë për insulinë. Sipas ministrit problemi aktual është bërë për shkak të procedurës për furnizim me insulinë e cila do të korrigjohet. “Kjo çfarë ka ndodhur, më nuk do të na ndodh asnjëherë. …

Filipçe: Maqedonia asnjëherë nuk do ketë krizë për insulinë Read More »

Aktivistët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë Lubço Georgievskin


”VMRO-DPMNE-ja është aty ku është Ljubço”. Kjo parullë është vënë në afërsi të objektit që shërben si shtab i përgjithshëm i partisë opozitare. Mediat në gjuhën maqedonase spekulojnë se kjo porosi është një formë mbështetje për Ljubço Georgievskin, ish-kryeministër, ish-lider i kësaj partie politike, i cili e drejton partinë VMRO Popullore. Georgievski kohëve të fundit …

Aktivistët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë Lubço Georgievskin Read More »

Gjorçev: VMRO nuk kthehet në Kuvend


Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, ka thënë për POST.mk, shefi i përkohshëm i grupit parlamentar të kësaj partie Vllatko Gjorçev. Ai është shprehur se janë të revoltuar nga vendimi i gjykatës për paraburgimin deputetëve të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. “Kjo është situatë e re, …

Gjorçev: VMRO nuk kthehet në Kuvend Read More »